Rezart Taçi qëndron në “hije”, një 29 vjeçar shqiptar, presidenti i Parmës

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, siç edhe është përfolur gjerësisht kohët e fundit, ka blerë realisht ekipin e Seria A, Parma, por ka vendosur që presidencën t’ia lërë një të besuari të tij, i cili është po ashtu shqiptar. Zhvillim i rëndësishëm në sagën menaxheriale të Parmës. Tashmë është e qartë se është Rezart Taci pronari i klubit emiljan, por me sa duket biznesmeni shqiptar ka preferuar të mos marrë personalisht detyrën e presidentit, duke ja deleguar atë një prej bashkëpunëtorëve të tij. “Gazzeta di Parma” bën të ditur me siguri se do të jetë Ermir Kodra, 29 vjeç shqiptar që do të marrë detyrën e presidentit të klubit, duke u bërë në këtë mënyrë jo vetëm presidenti i parë shqiptar i një klubi të Seria A në futbollin italian. Gazeta kryesore lokale e Parmës zbulon edhe prapaskenat, ndërsa tregon se vendimi është bërë i ditur gjatë një darke ku kanë qenë prezentë Rezart Taçi, Ermir Kodra dhe administratori i deleguar Pietro Leonardi si dhe kryebashkiaku Pizzarotti, ndërsa mediat “on line” pranë klubit publikojnë edhe fotot e Presidentit të ri të Parmës. Pak kohë më parë, me një presidencë shqiptare, Parma bleu mbrojtësin e kombëtare sonë, Andi Lila, të cilin e mori nga Pas Janina në formë huazimi, me të drejtë blerjen e kartonit të fundit në fund të këtij edicioni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?