Rezidenca e kombëtares shqiptare në Francë, pranë nesh Turqia
Pas pak momentesh Shqipëria mëson ekipet kundërshtare Euro 2016. Por para se të bëj planet për Europianin e ardhshëm kuqezinjtë kanë përcaktuar edhe qëndrimin, gjatë grumbullimit, në vigjilje të Euro 2016.
Pranë Shqipërisë, pak kilometra larg, do të sistemohet Turqia e Fatih Tehrimit, me të cilën, sipas gjasave, do të zhvillojmë miqësoren e muajit mars.
Ndërkohë, sipas burimeve pranë FSHF-së, kombëtarja shqiptare do ta nisë grumbullimin e saj 20 ditë para nisjes së “Euro 2016”, në Austri, në një nga kampingjet e shumta atje.
“Hotel de Mougins”, me 4 yje, do të jetë rezidenca e kombëtares shqiptare në Francë. Ky hotel është i vendosur në kodër të Kanës, është vetëm 10 minuta nga Croisette dhe 25 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Nicës. Ky vend ofron të gjitha pasuritë me thjeshtësi dhe bukuri të rivierës franceze: plazhet e saj, detin e saj, peisazhet e Cézanne.
KOHA JONË SONDAZH

