Rezultatet e dobëta, Lampard rrezikon shkarkimin nga Chelsea
Frank Lampard rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Chelsea-t. Numri një i Bluve të Londrës nuk po ka rezultate dhe drejtuesit kanë humbur durimin.
Merkatoja ishte e bujshme dhe numri një i stolit mori të gjithë lojtarët që donte. Ai nuk po merr rezultate dhe shqetësuese është forma e Timo Werner dhe Kai Havertz.
Drejtuesit po mendojnë për të ardhmen dhe kanë nisur të shohin emra për ta zëvendësuar. Blutë e Londrës bënë investime për të fituar trofe, ndërkohë që tashmë rrezikojnë ta shohin veten jashtë Europës.