Ribery në udhëkryq, dy skuadra europiane presin francezin

E ardhmja e Franck Ribery mund të jetë në Europë.

Mesfushori me tipare sulmuese mbylli karrierën te Bayern Munich dhe si një agjent i lirë mund të zgjedh ekipin e ri pa shumë probleme.

Sipas “L’Equipe” ai ka një ofertë nga PSV Eindhoven i Mark van Bommel, si dhe nga Lokomotiva e Moskës. Ribery pritet të marrë një vendim në ditët në vijim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ribery kaloi 12 vite te bavarezët, ku zhvilloi 273 takime dhe shënoi 86 gola. Me gjermanët fitoi gjithçka në nivel klubi, por thuajse asgjë në atë individual.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?