Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rigersa Tori: Pas futbollit të luajtur dua të bëhem trajnere!

Sporti E premte, 18 Shtator 2020 12:17
Rigersa Tori: Pas futbollit të luajtur dua të bëhem trajnere!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një 15-vjeçare që synon të bëhet trajnere futbolli. Po flasim Rigersa Tori, futbollistja e klubit të Kinostudios dhe e Kombëtares Shqiptare U-17. Fjalët i peshojnë shumë, pavarësisht moshës që ka. Shprehja se “futbolli është vetëm për djem” nuk e ka bërë të tërhiqet nga pasioni i saj i madh. Në intervistën e dhënë për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, Rigersa tregon se si e përjetoi momentin kur mori ftesën nga kombëtarja, çfarë e motivon kur merr rezultate negative dhe idhullin e saj në futbollin e femrave.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll?

Mund t'ju interesojë

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 5 orësh
Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Juventus shmang turpërimin në Europa League, barazon ndaj Rennes

Para 7 orësh
Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Arsenali përgatit 60 shkurtime pune edhe pse fitoi Premier League

Para 12 orësh

Nuk mendoj se ka futbollist në Shqipëri, i cili nuk e ka nisur karrierën e tij në rrugë. Edhe unë, thuajse si shumica e tyre, kam nisur të luaj futboll në lagje, ku sa herë shokët e mi luanin futboll, aktivizohesha dhe unë, për gati 8 vite. Më pas, arrita të bëhesha pjesë e ekipit të Kinostudios, me të cilin luaj edhe tani. Ëndrra që kisha për të qenë pjesë e një ekipi futbolli, m’u bë realitet, falë edhe mbështetjes së familjes time.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

– Cili ishte njeriu i parë që të afroi me këtë sport dhe besoi te ti?

Njeriu i parë që më afroi dhe besoi tek unë është futbollistja e kombëtares, Cyme Lulaj, e cila është edhe kapitene dhe në të njëjtën kohë zv.trajnere e ekipit të Kinostudios. Unë aktivizohesha në një grup futbolli në lagje dhe kishim organizuar një ndeshje miqësore me ekipin e Kinostudios. Aty u njoha me Cymen, e cila pa që unë kisha talent dhe më ftoi të bëhesha pjesë e ekipit ku ajo luante dhe trajnonte. Që prej asaj dite, ajo më ka mbështetur dhe vazhdon e më mbështet.

– Si është marrëdhënia jote me grupin dhe trajnerin?

Marrëdhënia ime me grupin dhe trajnerët, si në kombëtare ashtu edhe në klub është mjaft e mirë dhe falë mbështetjes së palodhur të tyre, kam arritur kaq shumë, krahas edhe moshës së vogël që kam.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja?

Kam qarë atë ditë kur më erdhi ftesa për t’u bërë pjesë e Kombëtares shqiptare. Asnjëherë mendimet e mia nuk kishin shkuar kaq larg, por i konsideroja thjesht ëndrra, pasi kisha vetëm 5 muaj që luaja me një ekip të Kategorisë Superiore për femra. Di t’ju them që jam stërvitur shumë dhe jam lodhur shumë dhe prandaj e gjithë kjo sakrificë m’u kthye mbrapsh në mënyrën më të bukur të mundshme.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

Ndeshjet e mia i rishikoj dhe vetes i them që mund të bëj akoma edhe më mirë dhe akoma edhe më shumë se ç’mund të kem bërë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani?

Momenti më i lumtur në karrierën time ka qenë kur kam shënuar gol kundër KF Teutës. Atë ditë kisha 15 vjetorin e lindjes dhe përveç dhuratave që mora, kapitenia e skuadrës, në shenjë dhurate më vendosi shiritin e kapitenes në krah. Ka qenë një ditë e veçantë, të cilën nuk do ta harroj lehtë.

– Si e motivon veten kur ekipi nuk merr rezultat pozitiv?

Kur nuk marrim rezultatin për të cilin kemi hyrë në fushë, mundohem që të mos demoralizohem dhe të jap më të mirën time në ndeshjen e ardhshme.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

Dëshira ime e madhe është që të qëndroj në fushën e blertë dhe të mos shkëputem, edhe nëse nuk do të mund të luaj dot më vetë. Synimi kryesor është që të bëhem një trajnere futbolli.

– Cila është këshilla më e vyer që ke marrë dhe nga kush?

Këshillën më të vyer e kam marrë nga trajneri im i cili më thotë gjithmonë se me punë dhe me djersë arrihet çdo gjë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

Idhulli im në fakt nuk është një djalë, ashtu sikur mund të jetë idhulli i shumë të tjerëve, por është Cyme Lulaj.

– Çfarë mesazhi i jep vajzave që i thuhet se futbolli është vetëm për djem?

Duke marrë shkas nga mentaliteti shqiptar, që thotë se futbolli është një sport burrash dhe jo gocash, unë i jap një mesazh shumë të thjeshtë: Mos jetoni me fjalët që thonë të tjerët, se futbolli është një sport që nuk i shkon vajzave. Jo vetëm djemtë mund të dhurojnë spektakël në fushë, por edhe vajzat. Besoni tek aftësitë tuaja, besoni te vetja juaj!

Etiketat e lidhura

futbollistjaRigersa Toritrajnere
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.