Rihana shprehet e sigurtë se Ronaldo është homoseksual!
Që kur u raportua për lidhjen e mundshme mes Rihanës dhe Kristiano Ronaldos, këngëtarja me qëllimin që t’ju jap fund këtyre spekulimeve, ka zbuluar se futbollisti në të vërtetë është homoseksual.
Pas shoqërimit me futbollistin tërheqës, gazetarët e kishin pyetur Rihanën nëse ka nisur romancën me Ronaldon, ndërsa ajo ka dhënë një përgjigje interesante. “Kam shumë miq homoseksualë dhe i mbështes në të gjitha mënyrat e mundshme”, – ka thënë Rihana. Në anën tjetër, as Ronaldo nuk ka treguar se e kanë penguar aq shumë rrëfimet rreth homoseksualitetit të tij. “Më pëlqen seksualiteti im dhe nuk më paraqet ndonjë problem”, ka thënë portugezi.
Një media franceze kohët e fundit publikoi udhëtimet e shpeshta të Ronaldos drejt Marokut, me dyshimin se atje ai takonte të dashurin e tij, madje kjo histori u shoqërua me një foto ku ylli portugez shihej në krahët e një mashkulli.
KOHA JONË SONDAZH

