Rijkaard elozhe për Reijnders: Një nga mesfushorët më të mirë në botë!
Frank Rijkaard, ish-mesfushor i Milanit për pesë sezone (1988-1993), foli për Tizhani Reijnders, bashkatdhetarin e tij, që aktualisht luan për kuqezinjtë.
“Shpresoj që Reijnders të bëhet një nga mesfushorët më të mirë në botë, por sinqerisht besoj se ai tashmë është në rrugën e duhur. Më pëlqen shumë mënyra e tij e lojës. Me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Milanin.
Në mes të fushës ai mund të luajë të gjitha rolet dhe po tregon bujarinë e tij pasi kurrë nuk kursen një vrapim për ekipin dhe gjithmonë jep më të mirën. Me cilësinë që ka, është shumë i zoti në krijimin e aksioneve të rrezikshme për shokët e skuadrës dhe e udhëheq mirë manovrën”, tha Rijkaard.