Rikthehet “Abissnet Superiore”, zbulohet orari i ndeshjeve të javës së 19-të

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet të mërkurën me ndeshjet e javës së 19-të. Tre takime do të luhen më 14 janar. Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, Bylis do të presë Tiranën në orën 13:30.

Në orën 17:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia-Egnatia, ndërsa në “Elbasan Arena”, AF Elbasani do të përballet me Flamurtarin.

Të enjten janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të të “Abissnet Superiore”. Në orën 13:30, në stadiumin e Vorës, do të luhet ndeshja Partizani-FK Vora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 19-të do të mbyllet me takimin Teuta-Dinamo City, që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 17:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Abissnet Superiore, java 19

Bylis – Tirana 14.01.2026 13:30

Vllaznia – Egnatia 14.01.2026 17:00

AF Elbasani – Flamurtari 14.01.2026 17:00

Partizani – FK Vora 15.01.2026 13:30

Teuta – Dinamo City 15.01.2026 17:00

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?