Rikthehet Ajeti

Arlind Ajeti, mesfushori kuqezi, e ka kaluar dëmtimin muskulor dhe është kthyer në stërvitje me ekipin e Seria A, Frosinonen. Pas ndihmës që i dha stafi mjekësor i klubit, mbrojtësi kuqezi iu bashkua normalisht pjesës tjetër të grupit, nën urdhrat e trajnerit Stellone. Përpara dhjetë ditëve, Ajeti u dëmtua në kofshën e majtë, gjatë ndeshjes Frosinone-Bolonja.

Ai u detyrua të largohej nga fusha pas vetëm 11 minutave lojë. Problemi muskulor bëri që 22-vjeçari të humbiste ndeshjen e fundjavës së kaluar në stadiumin Matusa përballë Juventusit.

Me rikthimin në stërvitje, Arlind Ajeti duket plotësisht i gatshëm, që të japë kontributin e tij për ekipin, që në takimin e së shtunës në fushën e Empolit. Në të kundërt, duhet të presë përballjen e 21 shkurtit me Lazion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?