Rikthehet Balotelli: Milani gjithmonë, në zemrën time
Nis zyrtarisht aventura e Mario Balotellit me fanellën e Milanit. Sulmuesi 25-vjeçar rikthehet pas njw sezoni dhe kalon me sukses vizitat mjekësore me Milan. Balotelli transferohet te Milani nga Liverpooli në formë huazimi për 1 vit. Por 7-herë kampionët e Europës që mund ta blejnë përfundimisht kartonin e tij në fund të sezonit, gjithmonë nëse Super-mario bind drejtuesit me paraqitjet e tij. Pas 1 viti të vështirë te “The Reds” në Premier League, sulmuesi italian rikthehet në qytetin ku nisi karrierën, por me Inter. Gjatw prezantimit, 25-vjeçari u shfaq shumë i lumtur për këtë eksperiencë të re që do të nisë me kuqezinjtë. “Jam i lumtur që jam kthyer sërish këtu. Tani nuk kam shumë për të thënë, më duhet vetëm të stërvitem. Fizikisht jam shumë mirë. Motivimi nuk më mungon dhe e vetmja gjë që duhet të bëj është të punoj fort dhe të mos flas shumë”. Përsa i përket rikthimit te Milani, Balotelli shtoi: “E imagjinoja një rikthim te Milani, kuqezinjtë kanë qenë gjithmonë në zemrën time dhe e shpresoja diçka të tillë. A mund të quhet ky një rikthim në shtëpi? Jo sepse unë banoj në Brescia. Përsa i përket pyetjes se a mund ta përfundoj karrierën te Milani, nuk kam shumë për të thënë. Duhet vetëm të stërvitem dhe të zhvilloj një sezon pozitiv. Për të ardhmen ka kohë për t’u menduar” – theksoi Mario Balotelli.
KOHA JONË SONDAZH

