Rikthehet Champions/ Arsenali dhe Roma “në duart” e Barcelonës dhe Bajern
Të martën në mbrëmje dhe të mërkurën luhen ndeshjet e parafundit në Grupe të UEFA Champions League. Barcelona, pas fitores së madhe që shënoi në Clasico, 4-0, ndaj Real Madrid, në rast përsëritje të këtij suksesi edhe ndaj Romës në Champions, do të kalojë më tej qenë e nevojshme të presë edhe ndeshjen e fundit. Edhe Bajer Leverkusen ndaj Bate Boirsov synon fitoren, për të qenë më afër kualifikimit.
Katalanasit do të presin Romën edhe me një avantazh tjetër përveç fushës, pasi do të njihen me rezultatin e ndeshjes tjetër të grupit ngaqë Bajer Leverkusen do të luajë në ora 18:00, përballë Bate Borisov në Bjellorusi.
Arsenalit i duhet të hakmerret në Grupin B, ndaj Dinamo Zagrebit me shpresë se Bajern Mynih nuk do të falë Olimpiakos, me qëllim që të shpresojë ende te kualifikimi, në ndeshjen e fundit. Bavarezët në rast fitoreje do të kualifikohen, për fazën tjetër. Në Grupin G, Porto synon të fitojë ndaj Dinamos së Kievit brenda në shtëpi si dhe Çelsit kërkon të njëjtën gjë ndaj Makabi Tel Aviv në transfertë, që të avancojnë më tej. Në Grupin H, Zenit e ka siguruar thuajse matematikisht kalimin e grupit dhe pret Valencia, një tjetër ekip favorit për të avancuar më tej. Në Francë, Lioni i pa shpresë për të avancuar në fazën tjetër, pret Gent me shpresë që të zërë vendin e tretë dhe të kualifikohet në Europa League.
Champions League (24 nëntor -ora 20:45)
Grupi E
18:00 BATE – Bayer L.
Barcelona – Roma
Grupi F
Arsenal – Dinamo Z.
Bayern M. – Olimpiakos
Grupi G
Porto – Dinamo K.
Maccabi T. – Chelsea
Grupi H
18:00 Zenit – Valencia
Lion – Gent
Të mërkurën
Grupi A
Malmoe – PSG
Shakhtar D. – Real M.
Grupi B
18:00 CSKA M. – Volfsburg
Manchester U. – PSV
Grupi C
16:00 Astana – Benfika
Atletico M. – Gallatasarai
Grupi D
Borusia M. -Sevilla
Juve – Manchester C.
KOHA JONË SONDAZH

