Rikthehet dueli i madh, Mourinho dhe Simeone përballë pas 12 vitesh

Pas 12 vitesh, Jose Mourinho dhe Diego Simeone do të përballen sërish në pankina, duke rikthyer një rivalitet që nisi në derbin e Madridit dhe vijoi edhe në Champions League.

Përballja e parë mes tyre daton më 17 maj 2013, në finalen e Kupës së Mbretit. Në “Santiago Bernabeu”, Atletico Madrid i Simeones mposhti 2-1 Realin e Mourinhos pas kohës shtesë, duke i dhënë fund një serie prej 14 vitesh pa fitore në derbi.

Ajo ndeshje shënoi një pikë kthese për Atletico-n dhe rivalitetin e Madridit. Një vit më vonë, rrugët e tyre u kryqëzuan sërish, këtë herë në Champions League. Simeone dhe Atletico eliminuan Chelsea-n e Mourinhos me fitoren 3-1 në “Vicente Calderon”, duke siguruar finalen e Lisbonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që prej asaj kohe, dy trajnerët nuk ishin përballur më. Tashmë, pas 12 vitesh, Mourinho dhe Simeone do të jenë sërish përballë njëri-tjetrit, në një duel mes dy prej emrave më të rëndësishëm të pankinave në futbollin e këtij shekulli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?