Rikthehet Luan Krasniqi, në nëntor sërish në ring
Luan Krasniqi do t’i kthehet ringut gjatë këtij viti.
Ish-kampioni i Evropës në boks, do të kthehet të boksojë sërish këtë vit, por jo për ndonjë titull.
Kosovari do të boksojë vetëm për bamirësi, në mesin e yjeve tjerë si Huck, Arslan, Williams e Botha, turne ky që do të mbahet me 15 nëntor të këtij viti.
Ai tashmë ka filluar përgatitjet për këtë ndeshje dhe ky do të jetë një lajm i madh për sportdashësit shqiptarë, pasi ka shumë vite që ai nuk është parë në ring.
KOHA JONË SONDAZH

