Rikthehet magjia e Champions League, zbulohen formacionet e dy super ndeshjeve (VIDEO-LAJM)

Mbrëmjen e sotme do të startojë faza e 1/8-ve në Champions League. Atletico Madrid do të presë kampionët në fuqi të Europës, Liverpoolin në duelin e parë që do të luhet në “Wanda Metropolitano”. Me Premier League-n thuajse të fituar, mund të përqendrohet e gjitha në Ligën e Kampionëve. “Los Colchoneros” duhet të shënojë gola dhe të rifitojë besimin e humbur në sezonin më të vështirë të Simeones.

Formacionet

?? Atletico Madrid: Oblak, Vrsaljko, Felipe, Savic, Lodi, Saul, Thomas Partey, Koke, Lemar, Morata, Correa
??????? Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Fabinho, Wijnaldum, Salah, Mane, Firmino

Në sfidën tjetër të mbrëmjes PSG do të luajë në transfertë ndaj Dortmundit, me synimin për të thyer mallkimin e kësaj faze në Champions League. Pavarësisht investimeve të mëdha të bëra në sezonet e fundit, skuadra franceze është eliminuar çdo vit në këtë fazë.

Simboli i mallkimit është padyshim Neymar, i cili ka munguar në dy edicionet e fundit për shkak të dëmtimeve të rënda. Braziliani pritet të zbresë në fushë për të treguar se përse është futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Formacionet

?? Borussia Dortmund: Burki, Guerreiro, Hummels, Zagadou, Piszczek, Witsel, Can, Hakimi, Hazard, Sancho, Haaland
?? PSG: Navas, Marquinhos, Silva, Kimpembe, Meunier, Gueye, Verratti, Kurzawa, Di Maria, Mbappe, Neymar

Thomas Tuchel do të përballet me Dortmundin, skuadër të cilën e ka drejtuar nga viti 2015 deri në 2017. Strategu gjerman e di mjaft mirë se në këtë fazë luhet edhe e ardhmja e tij në Paris. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP