Rikthimi i bujshëm, Neymar e zbulon para kohe skuadrën

Neymar rikthehet në Santos në vitin 2025. Lajmi i bujshëm vjen nga Brazili, teksa shkruhet se O’Ney u ka komunikuar këtë vendim shokëve të ardhshëm të skuadrës. Kartoni i sulmuesit zotërohet nga Al-Hilal, por me arabët, 32-vjeçari ka luajtur vetëm 3 ndeshje. Në bazë të asaj që bëhet e ditur, Braziliani ka zbuluar se në vitin 2025, kur i skadon kontrata me Al Hilal, ai do rikthehet te Santos, klubi ku hodhi hapat e parë në karrierë dhe ra në sy me paraqitjet e tij, duke fituar Copa Libertadores në 2011.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?