Rikthimi i Elektra Zykaj në Vlorë, Flamurtari shihet favorit në basketbollin e femrave
Rikthimi i basketbollistes Elektra Zykaj tek kampionët në fuqi të Flamurtarit, gjatë merkatos së dimrit, i ka dhënë më tepër besim ekipit vlonjate për një pjesë të dytë të garës më të mirë. Për Zykajn nuk ka zgjatur më shumë se sa një fazë karriera me Tiranën. Ajo ka nisur përgatitjet me ekipin vlonjate, pasi trajnerit Viron Toska e donte medoemos këtë lojtare në skuadër, si një garanci për të fituar rivalitetin me Apoloninë, si në Kupën e Shqipërisë, por dhe në kampionat, për titull “kampion”. Me rikthimin e saj në Vlorë, thuajse të gjithë besojnë se Flamurtari merr sërish statusin e pretendentes kryesore për titullin kampion.
KOHA JONË SONDAZH

