Rikthimi te Milan? Ibra: Klubi im i ri do të jetë një surprizë e madhe
Nga Amerika ku po vijon fazën përgatitore për sezonin e ri me Paris Saint-Germain-in, Zlatan Ibrahimoviç zbulon detaje të reja lidhur me të ardhmen e tij. Bomberi suedez ka edhe 1 vit kontratë me kampionët e Francës dhe ka bërë të ditur se do ta respektojë atë. Gjithsesi në 30 qershor të vitit 2016 Ibra do të jetë një lojtar i lirë dhe mund të firmosë me atë skuadër që dëshiron. Për të marrë shërbimet e 33-vjeçarit interesohet Milan, madje wshtw spekuluar shumw pwr rikthimin e tij tek kjo skuadwr. – “E ardhmja ime? Nuk mund të flas shumë por ju siguroj se klubi im i ardhshëm do të jetë një surprizë e madhe për të gjithë ju. Dua të theksoj se për momentin jam shumë i lumtur te Paris Saint Germain. Dicka e tillë vihet re qartë kur unë zbres në fushë me parizienët. Kam edhe një vit kontratë me klubin tim dhe jam i lumtur këtu. Gjërat po shkojnë mirë për ne dhe shpresojmë të zhvillojmë një sezon të madh”.
Më pas Ibrahimoviç shkëputi edhe një koment sesi po shkojnë përgatitjet e skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
” Fitorja e turneut International Champions Cup, tregon se përgatitjet kanë ecur mirë për ne. Mundëm me rezultatin 2-0 Manchester United dhe mendoj se jemi gati për Superkupën e Francës ndaj Lionit që do të zhvillohet të Shtunën në Montreal të Kanadasë”.
KOHA JONË SONDAZH

