Rinis kampionati edhe në Slloveni, Çekiçi nis nxehmjen

Sllovenia është shteti i radhës në Europë që i ka ndezur dritën jeshile futbollit. Federata ka gjetur akordin me autoritetet shtetërore dhe është zgjedhur data e rifillimit të kampionateve të lëna përgjysmë prej koronavirusit.

Ndeshjet do të rinisin më 5 qershor. Vendim është marrë edhe për gjysmëfinalet e Kupës. Këto duele do të luhen më 9 dhe 10 qershor, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet mbrëmjen e 24 qershorit.

Endri Çekiçi është futbollisti i vetëm shqiptar që luan në Prva Liga, aty ku po shkëlqen për të dytin sezon radhazi. Pogradecari i talentuar aktivizohet te skuadra që kryeson kampionatin slloven Olimpija Ljubljana, teksa numëron 10 gola të shënuar, 9 në kampionat dhe 1 në kualifikueset e Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?