Rinovimi, Atalanta, kërkesa për ekipin dhe Ibrahimovic: Rrëfehet Stefano Pioli

Milan po kalon momentin më të mirë të sezonit, por nesër në mbrëmje do të ketë përballë Atalantën (21:45), një nga rivalët më të fortë në Serie A. Kuqezinjtë numërojnë shtatë fitore dhe dy barazime në nëntë ndeshjet e fundit, dhe duan të konfirmohen kundër ekipit të Gasperinit.

Puna e mirë e Stefano Piolit ka sjellë konfirmimin e tij në stolin e Milanit. 54-vjeçari ka rinovuar deri në vitin 2022, me opsion edhe për një vit tjetër. Në konferencën për shtyp, Pioli ka prekur disa tema, duke nisur nga Atalanta, skuadra e tij dhe objektivi për të mbyllur sezonin në vend të pestë.

RINOVIMI – “Po përpiqem të mos e mbaj mendjen te rinovimi, që ishte ajo që doja dhe shpresoja të ndodhte. Nesër kemi një ndeshje delikate dhe të rëndësishme, për të tashmen dhe të ardhmen tonë. Jam i përqendruar në mbylljen e këtij sezoni, më pas do të mendoj për sezonin pasardhës dhe kënaqësinë që do të jem sërish trajner i Milanit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATISTIKA – “Atalanta nuk humbet në ‘San Siro’ prej vitit 2014? Nuk mendoj se kemi nevojë për statistika për t’u motivuar dhe për të vijuar me momentin e mirë që po kalojmë. Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj sfide dhe forcën e ekipit kundërshtar. Gjithsesi, ne jemi Milani, ndodhemi në formë dhe jemi gati për të luajtur një ndeshje të madhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

KUNDËRSHTARI – “Mendoj se aspektet më të rëndësishme të tyre janë: vazhdimësia dhe bindja që kanë kur zbresin në fushë. Janë aktivë dhe agresivë gjatë gjithë lojës, cilësi që i kombinojnë me një kualitet të lartë. Respekt për repartin e tyre ofensiv dhe admirim për punën që po bëjnë”.

SKUADRA – “Mungesa e Theo Hernandez është shumë e rëndësishme, ai kombinon në perfeksion aftësitë fizike në fazën sulmuese me pjesëmarrjen në fazën mbrojtëse. Skuadra ime po rritet, po përballemi me vendosmëri dhe mentalitetin e duhur kundër të gjithëve. Kërkoj një gjë nga djemtë, gjithmonë duhet të tentojmë të parakalojmë ekipet që renditen sipër nesh”.

IBRAHIMOVIC – “Kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm, nga pikëpamja teknike, motivuese dhe ajo e karakterit. Kemi mjaft kohë për të menduar dhe kuptuar se çfarë zgjedhjesh mund të bëjmë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?