Rinovimi i Milanit me Leaon, por portugezi ka rënë në radarët e City-t

Milani dëshiron të rinovojë kontratën e Rafael Leaos, por gjërat ende nuk duken në rrugën e duhur. Sipas raportimeve nga mediet portugeze, sulmuesi i “kuqezinjve” të Italisë ka rënë në radarët e Manchester City-t.

Portugezi është ndjekur me kujdes nga Pep Guardiola, i cili duket se e pëlqen shumë lojën e sulmuesit të “Djallit”.

Kështu pas interesit nga Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, me përfshirjen e Manchester City-t në garën për 23-vjeçarin puna e Milan për rinovimin vështirësohet edhe më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?