Rinovimi, Marota me Juven deri më 2018

Juve me arritjen në gjysmëfinale të Champions, apo edhe me titullin kampion gati të fituar, si dhe me kalimin në finale të Kupës së Italisë, sezonin mund ta konsiderojë padyshim sukses. Kjo ka vendosur të blindojë Beppe Marottën dhe stafin e tij drejtues. Tashmë është zyrtare, Administratori i Deleguar i bardhezinjve ka rinovuar kontratën deri në vitin 2018, bashkë me gjithë ekipin e tij drejtues në shërbim të Andrea Agnellit, duke nisur që nga Drejtori Sportiv Fabio Paratici, Sekretari i Përgjithshëm Maurizio Lombardo, Menaxheri i skuadrës Matteo Fabris, Zv/drejtori Sportiv Federico Cherubini e deri te drejtuesit e sektorit të të rinjve, Braghin e Pessotto.

“Falenderoj Agnellin për besimin ndaj meje dhe bashkëpunëtorëve, – komentoi Marotta në faqen zyrtare të klubit që rezervoi elozhe në vecanti për Paraticin, duke u shprehur se i detyrohet shumë për atë c’ka ka arritur”.

Marotta vec të tjerash evidentoi si momentin më të bukur në klubin bardhezi fitoren e titullit të parë kampion me Antonio Conten në drejtimin e stolit, ndërsa si momentin më negativ cilësoi eliminimin në Europa League në sezonin 2010-2011.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?