Rivaliteti: Ronaldo dy gola për Realin, Leo Messi tripletë me Barçën

Lionel Messi shënoi tripletën e tij të 22-të në La Liga për Barcelonën, në fitoren 4-0 që katalanasit arritën në ndeshjen e javës së fundit ndaj Deportivo La Korunjës. Asi Argjentinas që humbi betejën për Topin e Artë, me Cristiano Ronaldo, shënoi tre nga katër golat e fitores së fundit, një prej të cilëve me kokë, ndonëse të tilla goditje nuk janë specialiteti i tij. Barça dhuroi spektakël në “Estadio Riazor” dhe mbetet në vend të dytë, në ndjekje të Realit, me vetëm një pikë.  Messi hapi serinë e golave në ’11, pas një asi të Rakitiç dhe goditi nga larg, për të gjetur rrugën e rrjetës. Ai dyfishoi shifrat 18 minuta më vonë, me një goditje të bukur me kokë, teksa u gjend i lirë në zonën e Deportivos. Por 27-vjeçari ishte i pandalshëm edhe në pjesën e dytë, kur realizoi golin e tretë personal të kësaj ndeshje, falë një goditje të saktë me të majtën, në brendësi të zonës. Mbrojtësi i Deportivos, Sidnei shënoi një gol në portën e vet dhe vulosi rezultatin e këtij takimi, në 4-0. Real Madrid fitoi 3-0 në fushë të Getafes, me dy gola të Ronaldos dhe mban kryesimin e La Liga. Pas ndeshjes, trajneri Luis Enrique u shpreh i kënaqur me rikthimin e Messi, performancën  e të cilit e cilësoi si më të mirën e këtij viti. – “ Ai ka luajtur në një nivel fenomenal gjatë gjithë sezonit,”- theksoi trajneri.  – “Messi nuk ka rënë ndonjëherë nga nivelet e larta, por përkundrazi, po shfaqet edhe më vendimtar,” – theksoi Enrique, në një kohë kur mediat spekulojnë se mes tij dhe një nga dy lojtarët  më të mirë në botë ka pasur mosmarrëveshje.

 

La Liga/ Java e 19-të

Swiss Digital Desktop Reklama

Të premten

Swiss Digital Mobile Reklama

Cordoba-Eibar                  1-1

Të shtunën

Real S.-Rajo Valek.          0-1

Valencia-Almeria              3-2

Vilarreal-Atletiko B.           2-0

Espanyol-Selta Vigo         1-0

Të djelën

Getafe-Real M.                0-3

Atletico M.Granada          2-0

Deportivo-Barça               0-4

Elche-levante                   1-0

Sevilja-Malaga                 2-0

 

 

Klasifikimi

Real Madrid         45

Barcelona            44

Atletico M.           41

Sevilja                  39

Valencia               38

Vilarreal               35

Malaga                31

Eibar                   27

 Espanyol            23

Rayo V.               23

Celta Vigo            21

Real S.                19

Athletic B.            19

Cordoba              18

 Getafe                17

 Elche                  17

 Deportivo           17

 Almeria               16

Levante               16

 Granada             14

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?