Roberto Martinez largohet nga Portugalia: Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner
Roberto Martínez ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë më trajner i Kombëtares së Portugalisë, duke deklaruar se ndeshja e fundit ishte edhe fundi i aventurës së tij në pankinën portugeze.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku spanjoll falënderoi popullin portugez, Federatën dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë mandatit të tij.
“Është e sigurt se kjo ishte ndeshja ime e fundit me Portugalinë. Dua të falënderoj popullin portugez. Do të largohem me kujtime që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, u shpreh Martínez.
Ai vlerësoi maksimalisht futbollistët, duke theksuar se ata kanë treguar talent të jashtëzakonshëm, përkushtim dhe shpirt skuadre.
“Futbollistët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Ata kanë shumë talent dhe kanë dëshmuar angazhim të madh për të ndërtuar një ekip konkurrues”, tha ai.
Martinez kujtoi gjithashtu sukseset e arritura gjatë drejtimit të Portugalisë, duke përmendur 45 ndeshjet në krye të ekipit, rezultatet më të mira në historinë e kombëtares për sa u përket golave dhe pikëve, si edhe triumfin në UEFA Nations League dhe rekordet e vendosura gjatë kësaj periudhe.
Në fund, ai falënderoi Federatën Portugeze të Futbollit dhe stafin teknik për punën e palodhur në shërbim të ekipit, duke e mbyllur mesazhin me një tjetër falënderim për tifozët portugezë.
“Po largohem me kujtime të jashtëzakonshme dhe falënderoj nga zemra popullin portugez”, përfundoi Martínez.
KOHA JONË SONDAZH

