FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Robinho rikthehet sërish te Santos, por paga është me të vërtetë qesharake

E kemi parë të veshi fanellat më të mëdha të futbollit botëror, Real Madrid, Milan apo Manchester City duke qenë një prej futbollistëve më të paguar. Por sot, gjërat janë ndryshe.

Në moshën 37-vjeçare, sulmuesi brazilian Robinho është rikthyer atje ku u rrit si futbollist, te Santos.

Pas eksperiencave në Turqi me Sivasspor dhe Basaksehir me të cilët fitoi edhe titullin kampion, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Manchester City nuk ka ndërmend të varë këpucët në gozhdë dhe është kthyer te Santos për një eksperiencë të katërt me klubin brazillian, por këtë herë jo për të fituar para por për të ndihmuar skuadrën me eksperiencën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lojtari brazilian (100 ndeshje dhe 28 gola me kombëtaren) do të përfitojë një rrogë simbolike prej 230 eurosh në muaj!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Santos ka qenë gjithmonë shtëpia ime. Dua të jap ndihmën time brenda dhe jashtë fushave”, është shprehur Robinho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?