Rocco Vata shuan dilemat, pjesë e listës së Irlandës
Sporti E Enjte, 13 Mars 2025 15:10

Rocco Vata do të luajë zyrtarisht për kombëtaren irlandeze. Zyrtarizimi erdhi vetëm pak më parë, teksa ditën e sotme kombëtarja irlandeze ka publikuar edhe listën e plotë me futbollistët e grumbulluar për sfidat ndaj Bullgarisë për “Play off”, teksa shihet edhe emri i futbollistit shqiptar.
Në këtë mënyrë merr fund njëherë e mirë diskutimi mbi të ardhmen e Rocco Vatës dhe mundësisë për të luajtur me fanellën kuqezi.