Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka nisur një tur takimesh me klubet e “Abissnet Superiore”, në kuadër të një pune të vazhdueshme për të qenë sa më pranë futbollit vendas dhe për të forcuar bashkëpunimin me klubet shqiptare.

Në shoqërinë e ndihmësve të tij, Christian Maraner dhe Ervin Bulku, trajneri i Kombëtares zhvilloi një vizitë në ambientet e KF Tiranës, ku u takua me trajnerin e skuadrës bardheblu, Dean Klafuriç, si edhe ndoqi nga afër një seancë stërvitore të ekipit.

Takimi shërbeu për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mbi punën e përditshme të skuadrës, zhvillimin e futbollistëve dhe situatën aktuale të futbollit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vizitat në klubet vendase janë pjesë e qasjes së trajnerit Maran për të krijuar një komunikim sa më të drejtpërdrejtë me stafet teknike dhe për të njohur nga afër mënyrën e punës në kampionatin shqiptar. Kjo qasje synon gjithashtu t’i japë stafit të Kombëtares një panoramë sa më të plotë mbi futbollistët dhe potencialin që ofrojnë klubet shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë javëve të fundit, Maran ka ndjekur nga afër edhe angazhimet e Egnatias dhe Dinamo City në kompeticionet europiane, duke monitoruar performancat e skuadrave dhe futbollistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Turi i trajnerit të Kombëtares do të vijojë edhe në klubet e tjera të “Abissnet Superiore”, me takime me trajnerët, stafet teknike, drejtuesit dhe futbollistët.

Përmes këtij komunikimi të drejtpërdrejtë, synohet forcimi i bashkëpunimit mes Kombëtares dhe klubeve, si dhe krijimi i një lidhjeje gjithnjë e më të ngushtë në funksion të zhvillimit të futbollit shqiptar dhe të përfaqësueses kuqezi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?