Roma bën detyrën ndaj Cremoneses dhe merr kreun e Seria A

Roma në javën e 12-të të Serie A mori një fitore të rëndësishme 3–1 në transfertë ndaj Cremoneses, duke ruajtur kreun e renditjes. Skuadra e Gasperinit pati vështirësi në fillim, pasi Bonazzoli rrezikoi ta ndëshkonte, por Svilar reagoi me një pritje vendimtare.

Verdhekuqtë zhbllokuan rezultatin në minutën e 17-të, me një goditje të saktë të Soulé nga distanca, ndërsa portieri i Romës shkëlqeu sërish pak më vonë duke i mohuar golin Vandeputte.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit morën kontrollin e plotë të sfidës: Ferguson realizoi në minutën e 64-t, duke shënuar golin e tij të parë në kampionat, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë Wesley vulosi rezultatin 3–0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cremonese arriti të shënojë golin e nderit në kohën shtesë me Folinon, por pa mundur të ndryshojë fatin e një ndeshjeje të dominuar nga Roma, qw konfirmon formën e shkëlqyer dhe pozicionin e saj si kryesues i Serie A.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?