Roma dhe Inter ndahen në barazim spektakolar, mbeten në krye të Serie A

Roma dhe Inter kanë dhuruar një përballje spektakolare në javën e pestë të Serie A, teksa sfida mes dy skuadrave të kreut përfundoi në barazim 2-2.

Roma e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke kaluar në avantazh pas vetëm gjashtë minutash. Dybala harkoi nga e djathta, Molina devijoi me kokë dhe Manu Koné mposhti portierin Martinez me një goditje të fortë me të djathtën.

Inter reagoi menjëherë dhe pati mundësi për të barazuar, me Bastonin që goditi shtyllën dhe Lautaron që shpërdoroi një rast të artë. Roma gjeti sërish rrjetën me Koné, por goli u anulua fillimisht për pozicion jashtë loje. Pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u konfirmua dhe vendasit shkuan në pushim me avantazhin 2-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Inter u rikthye në lojë. Vetëm një minutë pas rifillimit, Thuram asistoi për Lautaro Martinez, i cili ngushtoi diferencën në 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zikaltrit vijuan presionin dhe në fund gjetën edhe barazimin. Lautaro përfitoi nga një devijim i Bisseck pas goditjes së këndit dhe me të djathtën shënoi përfundimisht 2-2.

Pas këtij rezultati, Roma dhe Inter mbeten të pamposhtura në krye të renditjes, me nga 13 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?