Roma dhe Liverpooli pësojnë humbje, fiton Legia e Muçit
Legia e Varshavës fitoi 2-0 përballë boshnjakëve të Zrinjskit, duke u ngjitur në krye të grupit C në Conference League. Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka luajtën si titullarë për skuadrën polake, duke zhvilluar performance pozitive.
Ballkani i Ilir Dajës ka arritur të marrë 1 pikë në transfertën e largët të Kazakistanit ndaj Astanës, në një barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për Conference League.
Qarabag u thye 0-1 nga Bayer Leverkusen në Europa League. Një penallti e saktë e Victor Boniface në minutat shtesë, solli fitoren e 11-të radhazi në të gjithë kompeticionet për “Aspirinat” e Xabi Alonsos.
Ajaxi i Diant Ramajt u mposht 0-2 në Amsterdam nga Brightoni i Roberto De Zerbit. Portieri shqiptar u mposht dy herë nga Ansu Fati dhe Simon Adingra në përballjen e Europa League.
Humbje regjistruan Roma dhe Liverpooli në të njëjtin kompeticion. Skuadra e Jose Mourinhos doli pa pikë nga Praga pas disfatës 2-0 me Slavian. Ndërkohë, “The Reds” humbën 3-2 në Francë kundër Toulouse, në një ndeshje dramatike, pasi u anulua një gol në fund.
Plzen fitoi sërish ndaj Dinamos së Zagrebit, 1-0, në takimin e grupit D të Conference League. Rezultat që ka zhvendosur përkohësisht Ballkanin në vendin e tretë.
KOHA JONË SONDAZH

