Roma e vogël eliminon Barcelonën e madhe, 3-0
Roma ka eliminuar nga vazhdimi për në gjysëmfinale ekipin spanjoll të Barcelonës së Leo Messi. Barcelona nuk do ta harrojë natën e kësaj të marte. Ata kanë shpërdoruar rezultatin 4-1 të cilin e kishin fituar në Barcelonë para një jave. Sonte kanë pësuar 3 gola nga Roma. Tashmë Roma është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Lionel Messi dhe skuadra e tij nuk ia arritën që të shënoi një gol që t’ia sigurojë kalimin në gjysmëfinale. Që në minutën e 5-të Roma kaloi në epërsi me anë të Dzekos. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. Romakët e filluan edhe më mirë pjesën e dytë ku nga penalltia shënoi De Rossi. Deri në minutën e 82-të ishte Barcelona në gjysëm finalen e Kampionëve të Europës. Por Roma shënoi 8 minuta para kohës së rregullt duke shkuar në 3 me 0, dhe rezulati i përgjithshëm 4-4, por duke patur një gol italianët në fushën kundërshtare, ata kualifikohen.
Ky rezultat mund të konsiderohet surpriza në Ligën e Kampionëve këtë sezon. Sonte u kualifikua edhe Liverpuli me rezulatin 2-1 kundër Mancester City (3-0 ndeshja e parë për Liverpul). Ndërsa këtë të mërkurë do luhen ndeshjet Bajern-Sevila ku ndeshja e parë ka dalë 2 me 1 për gjermanët si dhe ndeshja Real Madrid-Juventus, e ku ndeshja e parë në Itali ka dalë 3 me 0 për spanjollët.
Me sa duket do kemi në gjysëmfinale Liverpul, Roma, Bajern Mynih dhe Real Madrid. Mëgjithatë priten edhe ndeshjet e Bajern dhe Real.