Roma fiton me përmbysje ndaj Fiorentinës, merr kreun e Seria A
Roma vijon ecurinë pozitive në kampionat duke mposhtur 2-1 Fiorentinën në “Artemio Franchi”, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A. Skuadra verdhekuqe konfirmohet kështu në krye të renditjes, duke marrë një tjetër fitore me peshë jashtë fushe.
Fiorentina kaloi e para në avantazh pas më pak se 15 minutash lojë, pas një pasigurie në mbrojtjen romane dhe një goli të bukur nga Moise Kean. Por reagimi i miqve erdhi menjëherë: fillimisht Matías Soulé barazoi me një perlë teknike, ndërsa pak minuta më vonë Bryan Cristante realizoi me kokë golin e përmbysjes.
Pavarësisht përpjekjeve të vendasve për të rikthyer ekuilibrin, fati nuk ishte në anën e tyre,Kean goditi shtyllën dhe Piccoli traversën, duke lënë rezultatin të pandryshuar deri në fund.
Roma e Gasperinit vazhdon të ëndërrojë, në pritje të rezultateve të Napolit dhe Milanit që mund të përcaktojnë fatin e kreut. Nga ana tjetër, ekipi i Piolit zhytet edhe më thellë në zonën e rënies, duke kaluar një moment delikat në këtë fillim sezoni. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

