Roma fiton me përmbysje sfidën ndaj Comos

Roma merr një sukses të rëndësishëm 2-1 me përmbysje ndaj Comos, duke mbetur në garë për zonën evropiane. Ndeshja në fakt nuk nisi mirë për ekipin e Ranierit, pasi miqtë do të kalonin të parët në avantazh.

Da Cunha shënoi golin e avantazhit në minutën e 44-të. Në pjesën e dytë Saelemaekers do të barazonte shifrat sapo hyri në fushë si zëvendësues.

Më pas do të ishte Dovbyk, që me instiktin e tij vrastar në zonë e dërgoi topin për herë të dytë në rrjetë. Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 43 pikëve, në vendin e 8-të. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?