Roma-Inter, përballja që premton gola: 540 në 186 ndeshje

Ndeshja mes Romës dhe Interit nuk sjell vetëm përballjen mes dy skuadrave që kanë nisur kampionatin me pikë të plota dhe që po shfaqen si pretendente për titullin. Dueli mes dy skuadrave ka edhe një histori të pasur me gola.

Në 186 përballje të mëparshme, Roma dhe Interi kanë shënuar së bashku 540 gola, me një mesatare prej 2.9 golash për ndeshje. Statistika tregon se ky është dueli që ka prodhuar më shumë gola në historinë e përballjeve mes tyre.

Edhe këtë sezon, të dyja skuadrat kanë treguar forcë në fazën sulmuese. Interi kryeson për golat e shënuar, me 13, ndërsa ka regjistruar edhe 100 goditje, 32 prej të cilave në kuadrat. Megjithatë, skuadra zikaltër ka pësuar gjashtë gola në kampionat, ndërsa duke përfshirë edhe Champions League, shifra shkon në tetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma ka realizuar 12 gola në kampionat, ndërsa sulmuesi Malen ka qenë protagonist në gjysmën e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Skuadra e Gian Piero Gasperinit ka gjithashtu më shumë prekje në zonën kundërshtare, me 183, përballë 177 të Interit. Roma kryeson edhe për krosimet e sakta nga aksioni, me 25 ndaj 21 të zikaltërve.

Megjithatë, avantazhi i rëndësishëm i verdhekuqve është në mbrojtje: Roma ka pësuar vetëm një gol në kampionat, dy nëse përfshihet edhe Europa League.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?