Roma-Milan, arrihet akordi për Romagnolin
Më në fund Milani do të ketë mbrojtësin që kërkonte që nga fillimi i merkatos, Alessio Romagnolin. Në orët e mbrëmjes së të dielës një ditë e gjatë dhe intensive u mbyll me akordin mes Milanit dhe Romës për transferimin e mbrojtësit nën urdhërat e Sinisa Mihajlovic me konfirmimin që erdhi nga të dy klubet. Roma do të marrë për kartonin e 20-vjecarit 25 milionë Euro plus bonuset që mendohet të jenë në shumën e 3 milionë Eurove. Është ky verdikti i negociatave të stërzgjatura me akordin që u arrit gjatë një takimi në orët e mbrëmjes në Forte Dei Marmi mes administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani, drejtorit sportiv të Romës Walter Sabbatini.
Gjatë takimit ishte fillimisht Galliani që në një periudhë pauze deklaroi për gazetarët Romagnoli është i Milanit me 99.8%, ndërsa rreth orës 22:00 edhe Walter Sabatini konfirmoi duke deklaruar: “Kemi një akord me Milanin për Romagnolin, operacioni do të formalizohet nesër”. Futbollisti në fakt do të kryejë vizitat mjekësore këtë të Hënë dhe më pas do të hedhë edhe firmën në kontratën me Milanin. Romagnoli do të mund të debutojë me skuadrën e tij të re në Trofeun Tim, të mërkurën që vjen.
KOHA JONË SONDAZH

