Roma mund Leccen e Ramadanit dhe arrin Juventusin në renditje
Në javën e 30-të të Serie A, Roma ka marrë një fitore minimale, por shumë të rëndësishme, duke mposhtur 1-0 Lecce në “Olimpico”. Skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e nisi mirë takimin, por në pjesën e parë iu anulua një gol i Niccolò Pisilli për pozicion jashtë loje, pas një aksioni të nisur nga Lorenzo Pellegrini.
Në minutën e 51-të, zëvendësuesi Robinio Vaz, i futur në fushë në vend të El Aynaoui, shënoi me kokë pas asistit të Mario Hermoso, duke mposhtur portierin Ëladimiro Falcone. Pavarësisht disa pritjeve vendimtare të portierit të Leçes që mbajtën rezultatin në balancë, shifrat nuk ndryshuan deri në fund.
Me këtë sukses, Roma ngjitet në kuotën e 54 pikëve, duke barazuar Juventus në vendin e pestë dhe duke mbetur vetëm tre pikë larg Como që mban vendin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

