Roma mund me lehtësi Pisën, Malen merr topin në shtëpi

Në stadiumin Stadio Olimpico, Roma regjistroi një fitore të pastër 3-0 përballë Pisës, në sfidën e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit italian.

Ndeshja nisi në mënyrë të furishme për vendasit, të cilët gjetën golin që në minutën e 4-t përmes sulmuesit Donyell Malen. Roma vijoi dominimin gjatë pjesës së parë, teksa Malen u rikthye sërish protagonist në minutën e 43-të, duke dyfishuar avantazhin dhe vulosur epërsinë e kryeqytetasve para pushimit.

Edhe në fraksionin e dytë të lojës, skenari nuk ndryshoi. Donyell Malen kompletoi një paraqitje të jashtëzakonshme duke realizuar golin e tretë personal në minutën e 52-të, duke firmosur kështu një “hat-trick” dhe duke i dhënë fund praktikisht takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Falë kësaj fitoreje, Roma ngjitet në kuotën e 57 pikëve, duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?