Roma rigjen suksesin në Seria A, mund Venezian
Roma u rikthye te fitorja në Serinë A, pasi mposhti minimalisht Venezia-n në transfertë, në sfidën e javës së 24-t në Serinë A.
Ishte një përballje e luftuar nga të dyja ekipet, e cila u vendos nga një penallti. Në minutën e 56-të, Paulo Dybala u shfaq i saktë nga pika e 11 metërshit, për t’i dhënë avantazhin miqve.
Këtë avantazh Roma e ruajti deri në fund, për të marrë tre pikë të rëndësishme. Me këtë sukses, Roma ngjitet në vendin e nëntë me 34 pikë të grumbulluara.
KOHA JONË SONDAZH

