Roma zyrtarizon shkarkimin e Juric, ja kush pritet ta zëvendësojë
Roma ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Ivan Juric. Pas humbjes 3-2 ndaj Bologna-s në kampionat, klubi verdhekuq njoftoi largimin e teknikut kroat.
“Dëshirojmë të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur gjatë javëve të fundit. Ai ka menaxhuar një mjedis të vështirë me profesionalizmin maksimal dhe për këtë ne i jemi mirënjohës.
I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij. Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar, në ditët në vijim do të zyrtarizojmë emrin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Trajneri i Romës, pritet të jetë Roberto Mancini. Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja mes palëve duket afër dhe lëvizja pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.