Romario shpërthen ndaj Ancelottit: Duhet të largohet menjëherë nga drejtimi i Brazilit

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka sulmuar ashpër trajnerin Carlo Ancelotti pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të teknikut italian nga stoli i “Seleçaos”.

Ish-sulmuesi i Brazilit, kampion bote në vitin 1994 dhe autor i 55 golave në 70 ndeshje me kombëtaren, u shpreh se Ancelotti nuk meriton të vazhdojë në detyrë.

“Ai nuk mund të mbetet trajner i Brazilit, nuk ka asnjë mundësi. Po të isha në Federatë, do të hyja në dhomat e zhveshjes, do ta largoja menjëherë dhe do t’ia grisja kontratën. Ndeshja me Norvegjinë ishte një turp. Madje do ta çoja edhe në gjykatë. Pastaj të shohim çfarë ndodh, por ai nuk mund të vazhdojë”, deklaroi Romario.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kritikoi edhe zgjedhjet taktike të Ancelottit gjatë ndeshjes, duke vënë në pikëpyetje zëvendësimet dhe mënyrën si u menaxhua formacioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk e kuptova çfarë donte të bënte në fushë. Heq Bruno Guimarães për të futur Edersonin në krah? Dhe kjo ndodh sepse nuk ke grumbulluar mbrojtës krahu. Dëmtohet një mbrojtës i krahut dhe ti thërret një qendërmbrojtës? E kuptoj që nuk ka shumë alternativa, por me siguri ka lojtarë më të përshtatshëm se Edersoni për atë rol”, tha ai.

Romario kujtoi se Federata Braziliane e Futbollit ka shkarkuar edhe më parë trajnerë pas dështimeve në turnetë madhorë dhe kërkoi që i njëjti standard të zbatohet edhe ndaj Ancelottit.

“Kemi pasur Dungën, humbi dhe u largua. Kemi pasur Luiz Felipe Scolarin, ai fitoi Kupën e Botës dhe qëndroi. Më pas erdhi Tite, humbi, qëndroi dhe humbi sërish. Tani kemi këtë Ancelottin e mallkuar, ka humbur dhe do të vazhdojë të humbasë. Ai ka bërë shumë gabime në këtë Botëror, por ju gazetarët nuk thoni asgjë. Po të ishte një trajner brazilian, do ta kishit bërë copë. Por meqë është i huaj, askush nuk flet”, përfundoi ish-sulmuesi brazilian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?