FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Romero drejt largimit nga Tottenham, shihet si “luftëtari” perfekt për Simeone-n

Aventura e Cristian Romero te Tottenham mund të jetë pranë fundit. Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi argjentinas ka shfaqur prej javësh pakënaqësi ndaj klubit londinez, si për mënyrën e menaxhimit të merkatos, ashtu edhe për klimën e brendshme në skuadër.

Romero, i cili është një nga shtyllat kryesore të repartit difensiv të Spurs, thuhet se ka marrë vendimin për t’u larguar në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029.

Ish-mbrojtësi i Atalantës duket i prirur të nisë një aventurë të re, me La Liga-n që shihet si destinacioni më i mundshëm për të ardhmen e tij. Në këtë kuadër, mediat raportojnë se Atletico Madrid po e ndjek nga afër situatën dhe e ka Romero-n në listën e objektivave për përforcimin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?