Ronaldinho elozhe për talentin e Arsenalit: Më kujton “Fenomenin” Ronaldo

Gabriel Martinelli ka marrë shumë komplimenta nga ekspertët më të mëdhenj të futbollit. Sulmuesi 18 vjeçar i Arsenalit i ka habitur të gjithë me lojën e tij deri më tani, duke marrë edhe vlerësimet e një legjende si Ronaldinho. Ish-ylli brazilian, duke folur për “The Mirror”, ka shprehur idenë e tij mbi talentin e “Gunners”, me një krahasim vërtetë të rëndësishëm.

“Ne brazilianët jemi shumë të lumtur për Martinelli e të ardhmen e tij. Të kesh talent është diçka, por gjëja më e rëndësishme është diçka tjetër: të kesh besim tek vetja në moshën 18 vjecare”, ka thënë Dinho. “Më kujton Ronaldon (Fenomenin).

Në sezonin e tij të parë në Europë, shënoi 30 gola e njerëzit menduan: ‘Kush është ky brazilian 18-vjeçar’. Donte të luante me topin e vraponte tek kundërshtarët pa asnjë frikë, pavarësisht nga skuadrat dhe lojtarët që kishte kundër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani shoh të njëjtën gjë tek Martinelli. Gabriel dëshiron vetëm të marrë topin e të shënojë. Ronaldo u bë më i miri në botë dhe ky mund të jetë objektivi edhe i Martinellit”, ka përfunduar Ronaldinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image result for martinelli ronaldinho

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?