Ronaldinho lirohet nga akuzat pas 5 muajsh

Ish-ylli i Brazilit, Ronaldinho, është tashmë i lirë. Pas 5 muajsh burg dhe arresti shtëpie, ish-sulmuesi i Barcelonës ka rifituar lirinë.

Gjithçka ndodhi për një pasaportë të falsifikuar kur 40-vjeçari u fut në Paraguai së bashku me të vëllanë dhe u arrestuan nga policia.

Ronaldinho dhe vëllai i tij Roberto de Assis Moreira qëndruan rreth një muaj në burg dhe 4 muaj të tjerë në arrest shtëpie, periudhë të cilën e kaluan në një hotel luksoz në Asuncion, kryeqytetin e Paraguait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldinho duhet të paguajë një shumë prej 200 mijë dollarësh së bashku me të vëllanë dhe janë të lirë të lëvizin në çdo vend të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?