Ronaldinho mund të rikthehet sërish në fushë, zbulohet ekipi i ardhshëm dhe kushti i tij i vetëm

Ronaldinho mund të kthehet në fushë pas dy vitesh në ekipin e Argjentinës. Mediat portugeze zbulojnë se ka vetëm një kusht për të qenë sërish në lojë dhe e gjitha lidhet me Diego Armando Maradonën.

Ronaldinho dëshiron të punojë me legjendën argjentinase, i cili drejton ekipin Gimnasia La Plata në elitën e futbollit argjentinas. Goal raporton se Gimnasia e kërkoi në vitin 2016, por atëherë nuk u arrit një marrëveshje mes tyre. Rikthimi i Ronaldinhos është një lajm surprizues që mund të kënaqë pafund tifozët e tij, të cilët mund të kenë mundësinë të shohin në fushë një prej lojtarëve më të talentuar në futbollin ndërkombëtar.

Ylli Brazilian vijon të ketë probleme në Paraguaj ku u arrestua dhe qëndroi pas hekurave se po udhëtonte me pasaportë false. 40-vjecari vijon të qëndrojë në arrest shtëpie ne Asuncion, kryeqytetin e Paraguajit.

SHKARKO APP