Ronaldinho në Paraguai për pastrim parash, ndërlikohet çështja

Ndërlikohet situata e Ronaldinhos, i cili ndodhet në paraburgim në Paraguai, i akuzuar se është future në këtë vend me dokumente të falsifikuara. Hetimet, këtë javë, kanë hyrë në një fazë të re, me prokurorinë që është e përqendruar në zbulimin e një skeme pastrimi parash, që përfshin edhe një grua sipërmarrëse, Dalia Lopez, e cila e kishte ftuar Ronnie-n në Paraguai.

Hetuesit do të analizojnë mesazhet në telefonin e Ronaldinhos dhe të vëllait të tij, Roberto Assis. Sipas autoriteteve, por hetohen lidhjet e dy vëllezërve me Lopez, i cili e ka takuar sapo mbërritën në aeroport, në kryeqytetin Asuncion, para se të arrestoheshin.

“Hipoteza jonë është që dokumentet false janë përdorur për qëllime tregtare apo për investime që nuk janë të ligjshme. Për këtë arsye, ishte e detyrueshme që Ronaldinho të qëndronte në burg”, shpjegoi prokurori i çështjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?