Ronaldinho sërish në telashe, i sekuestrohen dy pasuri të tjera

Ronaldinho, ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, si dhe i kombëtares braziliane, po përjeton një fund negativ të vitit 2023. Në fakt, sipas asaj që u raportua në shtypin e Amerikës së Jugut, agjencia e të ardhurave e shtetit ku jeton ish-lojtari, Rio Grande so Sul, urdhëroi sekuestrimin e dy prej pronave të tij të paluajtshme në Brazil, vendndodhja e të cilave nuk u bë e ditur.

Në bazë të këtij vendimi të autoriteteve, Dinho kishte borxhe të papaguara, të cilat nuk mund të shlyheshin përmes llogarive të tij bankare, sepse ato rezultuan të zbrazëta. Megjithatë, ky është vetëm i fundit nga problemet personale të përjetuara pas tërheqjes nag futbolli i ish-numrit 10 të Barçës.

Në fakt, në tetor 2018, pasaporta e tij u konfiskua nga autoritetet braziliane në përpjekje për të rikuperuar paratë e kërkuara për shkak të gjobës së ndërtimit të paligjshëm të një strukture, ndërsa muajin pasardhës iu sekuestruan makinat luksoze dhe vepra arti për të shlyer borxhet e bamirësisë së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?