Ronaldo, 600 gola në karrierë (Foto)
Për cilindo është e paarritshme, por tashmë Cristiano Ronaldo ka kapur shifrën e 600 golave në karrierë.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, ku Real Madridi fitoi 4:1.
Ronaldo shënoi dy gola në këtë mbrëmje, për të kapur shifrën e 600 golave në karrierë me klube dhe Kombëtare.
• Real Madrid (406)
• Manchester United (118)
• Portugal (71)
• Sporting CP (5)
Me golat që shënoi mbrëmë ndaj Juventusit, Ronaldo ka thyer rekord historik duke u bërë lojtari i parë që shënon në tri finale të Ligës së Kampionëve.
Ai e përfundoi sezonin në Champions League si golashënuesi më i mirë me 12 finalizime, një më shumë se Leo Messi (11).
Sipas shumë mediave botërore, Ronaldo është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” për këtë edicion, që do të ishte i pesti në karrierë.

KOHA JONË SONDAZH

