Ronaldo del me karton të kuq, më pas për pak sa godet arbitrin me grusht (VIDEO)

Cristiano Ronaldo përjetoi një mbrëmje të errët në gjysmëfinalen e Superkupës së Arabisë mes Al Hilal dhe Al Nassr. Skuadra e CR7 u mposht me shifrat 2-1.

39-vjeçari përveç se nuk mundi ta ndihmonte skuadrën e tij në sulm, nuk ia doli as të kontrollonte nervat teksa në minutën e 86 u përjashtua me karton të kuq.

Luzitani goditi me bërryl një prej kundërshtarëve me arbitrin që e ndëshkoi direkt me kartonin e kuq. Ronaldo nuk e la me aq pasi në nerva e sipër për pak sa nuk goditi dhe arbitrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprimi ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ndërkohë që portugezi është dënuar 39-vjeçarin me dy ndeshje pezullim dhe është gjobitur me 5 mijë euro gjobë.

Swiss Digital Mobile Reklama
CRISTIANO RONALDO FUE EXPULSADO Y LOS HINCHAS COREARON EL NOMBRE DE MESSI

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?