Ronaldo dhe Mandzukic thyejnë Milanin, Juventus “blindon” kreun (VIDEO)

Juventus nuk njeh rivalë në Seria A. Skuadra e Allegrit ka fituar super duelin e javës së 12-të, 2-0 ndaj Milanit në “San Siro”. Kampionët e Italisë zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 8-të, me Mandzukic që shfrytëzoi një krosim të Alex Sandros nga krahu i majtë. Milani kishte mundësinë për të barazuar rezultatin me me Gonzalo Higuain nga pika e bardhë, por ish-sulmuesi i Juventusit u ndal nga portieri Szsezney.

Në pjesën e dytë ndeshja u administrua mjaft mirë nga torinezët, të cilët shënuan edhe  golin e dytë në minutën e 81-të me Cristiano Ronaldon. Ylli portugez shfrytëzoi më së miri një top të kthyer pas pritjes së Donnarummas, e cila shkoi në këmbët e tij. 2 minuta më pas Gonzalo Higuain është ndëshkuar me karton të kuq, me dy të verdha nga gjyqtari Mazzoleni pasi ka protestuar ashpër ndaj tij.

Juventus ruan kryesimin me 34 pikë, 6 më shumë se Napoli dhe 9 më shumë se Interi. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?