Ronaldo dhe sekretet e martesës me Georginën, marrëveshje dhe për ndarjen e pasurisë
Dalëngadalë po zbardhen detaje të reja nga martesa e Cristiano Ronaldos me Georgina Rodriguez, e cila u zhvillua më 11 gusht në Portugali.
Sipas gazetës portugeze Jornal de Noticias, ceremonia u mbajt në një vilë luksoze në Cascais, me vlerë rreth 35 milionë euro, në pronësi të çiftit. Në ceremoninë private ishin të pranishëm katër dëshmitarë, si dhe pesë fëmijët e Ronaldos dhe Georginës.
Martesa u shoqërua edhe me një marrëveshje paramartesore, e cila u firmos një ditë më herët, më 10 gusht, në Lisbonë. Çifti ka zgjedhur regjimin e ndarjes së pasurisë, ndërsa të dy do të vazhdojnë të përdorin mbiemrat që kishin përpara martesës.
Ceremonia u drejtua nga Maria Manuel Ferreira de Campos Folhadela de Oliveira, zyrtare e ardhur nga Porto.
Mes të ftuarve spikatën Ivana Rodriguez, motra e Georginës, dhe Miguel Paixao, një prej miqve më të vjetër të Ronaldos. Ndërkohë, familja e yllit portugez nuk ishte e pranishme në ceremoni. Nëna e tij, Dolores Aveiro, reagoi vetëm në rrjetet sociale ndaj postimit të Ronaldos, duke lënë një zemër.
Në ceremoni ishin gjithashtu argjendari spanjoll Jose Rodriguez Sangil dhe bashkëshortja e tij, Monica Gonzalez Martinez. Një martesë e organizuar në mënyrë tejet private, larg vëmendjes së madhe mediatike, por e shoqëruar me luksin që karakterizon jetën e çiftit.
KOHA JONË SONDAZH

