Ronaldo do të shpallet “Miss Bota”… nga tifozët kuqezi
Nuk është hera e parë që Cristiano Ronaldo luan në tokën shqiptare, por këtë herë të shpresojmë që ylli portugez të largohet kokulur.
Edhe në vitin 2009 ishin ndeshur Shqipëria dhe Portugalia për kualifikimet në Kampionatin Evropian, por atëherë kombëtarja jonë ishte e pasuksesshme, pasi humbi në “Qemal Stafa” me rezultat 1-2.
Por, në atë ndeshje, tifozët shqiptarë ishin fantastikë duke përkrahur lojtarët e tyre në maksimum dhe duke u tallur me kundërshtarët, posaçërisht me Ronaldon.
Një grup i tifozëve shqiptarë kishin bërë një fotografi me mbishkrimin “Miss World”, më pas kjo foto kishte bërë xhiron në gjithë botën dhe ende flitet për të.
KOHA JONË SONDAZH

